Në zonën veriore të Pukës, atje ku dhjetra familje jetojnë në vështirësi, skamje e mjerim, duket se festa e Krishtlindjes dhe vitit të ri nuk do të sjell dhimbje të shpirtit që sjell tryeza bosh dhe fëmijët që kërkojnë, por mbeten duar bosh.
Një ndër emigrantët e zonës, Artisti Fran Gjoka me banim në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me gazetarin Armir Mehaj për të tetin vit radhazi ndërmorën nismën humane “Askush ndër në pa festa” një nismë kjo e cila synon që asnjë familje në zonën veriore të Pukës e Fushë Arrëzit të mos përjetoj mungesën e festës në tryezat e tyre.
Frani synon që asnjë familje në zonën e tij të mos mbetet pa festuar, ndaj fal kontributit të tij në masën 80% dhe disa donacioneve që mbledh nga bashkëpunëtor edhe këtë vit për të tetin vit me radhe u shpërnda paketa e solidaritetit për afro 200 familje në çdo zone e fshat të Pukës e Fushë-Arrëzit.
Paketa në përbërje të të cilës janë shporta baze e ushqimeve, pije, fruta perime dhe bakllavaja e festave është një simbol i solidaritetit, por dhe një kujtesë se edhe të varfrit e kësaj zone duhet të mos i humbin shpresat të punojnë fort për të dal nga gjendja ku ndodhen.
Aksionit të ndihmës i bashkohen dhe mjaft vullnetar që kryejn punën e vështirë të përgatitjes se paketës së solidaritetit dhe shpërndarjen e saj në çdo fshat të Pukës. Teksa ndihmat shpërndahen ata sjellin gëzim mes varfërisë ekstreme që karakterizon dhjetra familje të zonës veriore. Festat janë momente gëzimi ndaj dhe artisti Fran Gjoka dhe bashkëpunëtori i tij, Armir Mehaj shpresojnë dhe luten që nisma e tyre të këtë shkaktuar lumturi e gëzim për shtresat në nevojë të Pukës, teksa urojnë për më shumë shprese e përpjekje për të dal nga kjo gjendje.