Teksa parlamenti ende nuk e ka votuar amnistinë e cila është miratuar nga qeveria ku përfitojnë 700 të dënuar nga kjo e henë ka nisur marrja e monstrave të ADN-s. WebLajm ka siguruar shkresen e firmosur nga drejtori i burgjeve Admir Abrija e cila mban datën 13 Dhjetor 2023.
Do të jenë dy forma të marrjës së ADN-ve. Nëpërmjet pështymës dhe fijës se flokut. Këto monstra do t’i dërgohen policisë shkencore për të pasur si databazë më qëllim indetifikim nëse rezultojnë të përfshirë në krime të tjera.
Për këtë proces, Policia e Shtetit ka shprehur gatishmëri në sigurimin e tamponëve dhe të gjithë proçesit.