Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta shtyjë të mërkurën ora 11 vendimarrjen dhe senacën për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Pasi nuk u zbatua masa e parë detyrim paraqitje, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai ndryshuan strategji. Nga detyrim paraqitje ata kërkojnë arrest në shtëpi pas autorizimit të marrë edhe nga parlamenti. WebLajm sjell faksimile të dokumentit ku Spak ka shtuar veç arrestit në banesë edhe ruajtien me polic tek dera për z.Berisha si dhe ndalimin për të komunikuar me të tjerë persona jashtë familjes.
Avokatët e Berishë në përfundim të seancës mbajtur të Martën e cilësuan këtë kërkesë të Spak si të jashtligjshme. Po ashtu ata kërkuan edhe përjashtim të gjyqtares Gjoka nga proçesi. Edhe këtë të mërkurë Gjkko smundi të shpall vendimin duke e shtyrë atë për më dt.28 dhjetor ora 15.