Në kodin rrugorë parashikohen edhe ndëshkimi me gjobë i këmbësorëve teksa shkelin kodin dhe kalojnë rrugën vend e pavend. Më nje aksion masiv policia rrugore ka nisur aplikimin e ndëshkimeve për të gjithë qytetarët e kapur në shkelje.
Neni 188 i Kodit Rrugor për Detyrimin që kemi kur kalojmë rrugën!
Neni 188
Sjellja e këmbësorëve
(shtuar një fjali në fund të pikës 8 me ligjin nr. 63/2021, datë 7.5.2021)
- Këmbësorët duhet të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të
caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të
qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të
tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin. Jashtë qendrave të banuara,
këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në
karrexhata me dy sense lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së
mjeteve në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje. Këmbësorët që qarkullojnë në
karrexhatat e rrugëve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, pa ndriçim publik, kanë për
detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm. - Këmbësorët, për kapërcimin e karrexhatës, duhet të përdorin vendkalimet këmbësore,
nënkalimet dhe mbikalimet jashtë qendrave të banuara. Kur këto nuk ekzistojnë, ose janë më
125
shumë se 100 metra larg nga vendi i kapërcimit, këmbësorët mund të kapërcejnë karrexhatën
vetëm në drejtimin perpendikular, me kujdesin e nevojshëm për të shmangur situata të
rrezikshme për të ose për të tjerët. - Është e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe,
gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë. - Është e ndaluar për këmbësorët të qëndrojnë ose të vonohen në karrexhatë, përveç
rasteve kur është e domosdoshme për sigurimin e lëvizjes. Është gjithashtu i ndaluar qëndrimi
në grup në trotuare, bankina ose pranë vendkalimeve këmbësore, duke krijuar pengesë për
kalimin normal të këmbësorëve të tjerë. - Këmbësorët që do të kapërcejnë karrexhatën në një zonë të papajisur me vendkalim
këmbësorësh duhet t’u japin përparësinë drejtuesve të mjeteve. - Është e ndaluar për këmbësorët të kryejnë kapërcime rrugore, duke kaluar përpara
autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve që kanë ndaluar në stacione. - Mjetet e papajisura me motor që përdoren nga fëmijët ose nga persona invalidë, mund të
qarkullojnë në pjesët e rrugës të caktuara për këmbësorë. - Qarkullimi me anë të patinave, karrocave ose me të tjerë shpejtues lëvizjeje është i
ndaluar në karrexhatat e rrugëve. Në karrexhatat e rrugëve lejohet qarkullimi i patinave
elektrike për të cilat zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 180 të këtij Kodi. - Është e ndaluar kryerja në karrexhatë e lojërave ose manifestimeve sportive të
paautorizuara. Në hapësirat e caktuara për këmbësorë është i ndaluar përdorimi i karrocave,
patinave ose i shpejtuesve të tjerë të lëvizjes që mund të krijojnë situata të rrezikshme për
përdoruesit e tjerë.