Autorët dyshohet se kanë përdorur mjet, veturë një BMW që e dogjën dhe e braktisën pas krimit. Skeleti i gjendur i përket një BMW e cila është sekuestruar për hetime të mëtejshme.
Vlorë/Infomacion shtesë
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.
Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.