Një ngjarje e rëndë me katër të plagosur është shënuar para pak në Tiranë. Në një objekt në ndërtim tek ish parku ka rënë skela duke plagosur 2 kalimatrë.
Nga të dhënat paraprake kompania ndërtuese është Arlis, ndërsa të lënduarit janë shtruar në spital.
Njoftimi Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.