Ish kryebashkiaku socialist i Kavajës z.Elvis Roshi pas 1 viti nga 13 Janar 2023 kur ishte për herë të parë në SPAK, rikthehet sërish.
WebLajm mëson se jo fizikisht por me dosje z.Roshi ka përfunduar në godinën e Spak dhe Gjykatës së Posaçme GJKKO aty ku duhet të vendoset nëse dosja ndaj tij duhet pushuar apo hetuar sërish.
Një tender i dyshuar korruptiv për kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës, ka sjellë në Gjykatën e Posaçme Elvis Roshin. Fati i hetimit dhe gjykimit të tij aktualisht është në dorë të gjyqtares Rudina Palloj që është shortuar për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për ta pushuar hetimin. Kjo e fundit më herët i ishte drejtuar Gjykatës së qytetit bregdetar me të njëjtën kërkesë, por gjyqtari Sokol Mara shpalli moskompetencë duke ia kaluar për vendimmarrje GJKKO-së. Prokurori i Durrësit Gëzim Çopa tashmë duhet të argumentojë kërkesën e pushimit të hetimeve para togave të zeza kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë. Procedimi penal u regjistrua pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përfundim të një auditimi në Bashkinë e Kavajës evidentoi shkelje duke bërë kallëzim. Procedimi i regjisteua më 31 korrik 2017, për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera. Lidhur me seancën e parë në GJKKO ku kjo e fundit duhet të shprehej nëse i hap rrugë hetimit nga SPAK apo pranon kërkesën e akuzës së Durrësit për pushimin e hetimit, ajo nuk u zhvillua.
Shkak u bë mosparaqitja e Prokurori i Durrësit, pasi ai merrte pjesë në një seancë për caktim mase sigurie duke u caktuar kështu një datë tjetër.
Nga SPAK, përfaqësues i akuzës është Elvin Gokaj, i cili do duhet të presë vendimin e GJKKO-së e cila nëse rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Durrësit, i hap rrugën SPAK-ut për të vijuar hetimet mbi pretendimet e KLSH-së për dy vepra penale që dyshohet të jenë konsumuar nga ish-kryebashkiaku socialist e që kanë të bëjnë me një tender për pastrimin e qytetit.
“Ky i fundit, ne zbatim te programit te auditimit nr. 258 prot. date 16.03.2017, dhe shteses nr. 249/2 prot. te miratuar nga Kryetari i KLSH-së, ka kryer auditimin mbi regullshmerine dhe perputhshmerine financiare ne Bashkine Kavaje, për periudhen 01.01.2015-31.12.2016 dhe per ish komunat, te kaluar ne administrim te kesaj Bashkie, per periudhen nga 01.01.2013 deri 31.07.2015. Sipas pales kallezuese, nga auditimi i ushtruar jane konstatuar shkelje te renda te dispozitave ligjore e nenligjore ne fushen e prokurimeve publike. Per kete shkak, Kontrolli i Larte i Shtetit, i eshte drejtuar Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavajë, nëpermjet shkreses nr.258/14, datë
27.07.2017, me lende “Indicie per ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkis Kavaje”. Prej këtej, sipas pales kallezuese, rezulton se: i) Në proceduren e prokurimit me objekt “sherbimi i pastrimit te qytetit” te zhvilluar ne daten 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 leke (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Rroshi, ka miratuar proceduren dhe raportin permbledhes te KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kerkesat e LPP. Konkretisht: fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, në kundershtim me regullat e OE “Ekologica Albanta” SHPK i cili ka vetem nje mangësi, mungesen e kontrollit teknik te nje mjeti, por me vlere te ofertes ekonomike me te ulet (127,500,526 leke) dhe OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, i cili per dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk verteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk verteton se ka paguar detyrimet per taksat vendore ne shtetin e Kosoves, nuk ka paraqitur deklarate se ky formular nuk aplikohet ne shtetin e Kosoves, ka oferten ekonomike më te larte (139,746,161 leke).
Titullant i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Rroshi, ka shpallur fitues OE “Alko Impeks Genaral Construction” SHPK, me me shume mangesi dhe oferte me te larte. Si pasoje, fondet publike nuk jane perdorur ne menyren e duhur, me nje vlere demi prej 12.245,635 leke”, thuhet në materialin hetimor.
Elvis Roshi një vit më parë u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku dha dëshmi si person në dijeni të çështjes për të cilën kryheshin hetime. Kur ka kaluar një vit, ende nuk u zbardh çështja për të cilën u pyet dhe cili ka qenë fati i këtij procedimi.