E teksa intervista e z. Arben Ahmetaj pritet me mjaft interes mbrëmjen e sotme tek gazetari Çim Peka, weblajm ka siguruar pjesë nga dosja “buka” sha në të cilën Spak zbulon se si nga viti 2015 Ahmetaj nuk zbatonte vendimet e gjykatave. Në dosje Spak thotë se nga hetimet ka rezuktuar që z.Ahmetaj edhe pse Ministër e funksionar publik nuk zbatonte vendimet e gjykatave duke shkaktuar dëm palëve të treta dhe shtetit të cilin ai përfaqësonte.
z.Ahmetaj ska zbatuar as masën e arrestit vendosur nga GJKKO për aferën e Inceneratorit pasi u arratis, por rezulton se gjykatat ai si ka përfillur shumë më herët duke nisur nga vitit 2015 me moz zbatimin e vendimit Kushtetueses, çka tregon se ai ka qenë mbi ligjin!
Mes vendimeve që z.Ahmetaj nuk zbatonte rezultojnë: ato të Gjykatës Kushtetuese, Kolegjit të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Administrative dhe të Apelit.
E gjitha lidhet me privatizimin e aseteve të “buka” sha për të cilën Spak thotë se Ahmetaj ka vepruar i vetëm për të favorizuar biznesmenin Lirim Fejzollari.