Nga dy ky klane mafioze me bazë në Holand dhe Shqiëpri drejtohej trafiku drogës në të gjithë veriun e italisë dhe gjermani.
WebLajm zbardh dosjen italine e cila rendit dhe qytetet ku operonin klanet mafioze dhe tregtonin me shpërndarës drogën. Hetimet e nisura në vitin 2019 kanë finalizuar operacionin e koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.
Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.
Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.
Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.
Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.
Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.
Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:
- Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;
- Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;
- Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar;
Për finalizimin e këtij operacioni ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🇦🇱 Një tjetër operacion ndërkombëtar 🤝 Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere.
Emrat e 65 personave në hetim, arrestuar, arrest në shtëpi dhe kërkim
1. Kledjon Muçollari
2. Ervis Vangjeli
3. Eljon Laçi
4. Kristian Ibrahimaj
5. Alban Mahilaj
6. Klaudia Sulejmani
7. Besmir Selamaj
8. Gabriela Avduli
9. Francesko Doda
10. Latin Ymeraj
11. Erando Mara
12. Antonio Hoxha
13. Elsit Vera
14. Dritan Begaj
15. Mark Lisi
16. Ergys Leka
17. Fatmir Gjeci
18. Astrit Dedaj
19. Syrja Kapaj
20. Mark Malocaj
21. Alket Muca
22. Xhulio Kastrati
23. Elvis Kuçi
24. Klisman Çepele
25. Eiton Kullolli
26. Pajtim Kullolli
27. Ergi Tomorri
28. Manuel Mone
29. Alban Ramadani
30. Gjon Ndreu
31. Simon Myftari
32. Blerim Myftari
33. Lorenco Malaj
34. Barjam Malaj
35. Ani Kuçi
36. Spiro Petro
37. Emiljano Balla
38. Hektor Turku
39. Armand Meco
40. Fael Xhelili
41. Renato Qevani
42. Emirjan Hoxha
43. Fabjan Drini
44. Daniel Elezi
45. Ferdi Ndrejaj
46. Gjergj Ndrejaj
47. Amarildo Alla
48. Emiljano Alla
49. Eneo Abedini
50. Qamil Abedini
51. Endri Çoku
52. Ervin Myftarja (Viku)
53. Indrit Kolgjokaj
54. Eraldo Kolgjokaj
55. Marcello Gjaci
56. Riniol Tasi
57. Prelë Kolnikaj
58. Arbri Xherahu
59. Lazer Pervataj
60. Vahit Luca
61. Amarildo Mustafai
62. Rudina Macoraj
63. Kristjana Kolnikaj
64. Elis Meco
65. Endri Sercan
Paratë e fituara investohehin në Dhërmi plazh, kamping, koncesionar makina luksoze biznese të ndryshme dhe kompani transporti udhëtarësh. Ky hetim u ndoq nga Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.