Renato Nasto kishte rolin e personit që përfitonte paratë e akrivitetit të paligjshëm, ndërsa këta janë emrat e të arrestuarve: Eduart Gjini, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani.
Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, 6 nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’
Gjashtë persona po përballen me akuzën për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga nenet e Kodit Penal 143/2 dhe 190/2 nga Prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).
Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”.
Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10.000 euro.
Gjithashtu, hetimet provuan se shtetasi R.N., personave aplikantë i falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues. Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkupunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.
Shtetasi R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10.000 Eurosh.
Reagimi ambasadës
🇦🇱 Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.
Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza.
Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.
🇺🇸 The U.S. Embassy thanks the Albanian State Police and the Tirana Prosecutor’s Office for their cooperation with the U.S. State Department’s Diplomatic Security Service Overseas Criminal Investigation Unit which led to today’s arrests. We deeply appreciate our partnership with Albanian State Police General Director Muhamet Rrumbullaku, Director of Criminal Police Neritan Nallbati, Chief of the Tirana Prosecutor’s Office Arenc Cela, Case Prosecutor Drini Pali, and the dedicated officers of the Albanian State Police.
The Overseas Criminal Investigation Unit was established at U.S. Embassy Tirana in 2012 and is responsible for conducting criminal investigations of illegal passport or visa issuance or use; identity theft and/or document fraud affecting or relating to the programs, functions, or authorities of the U.S. Department of State, and crimes relating to terrorism, human trafficking, human smuggling, and other types of transnational organized crime. The U.S. Embassy is committed to investigating and working with our partners to prosecute those who commit visa fraud.
The U.S. Embassy urges all visa applicants to submit their electronic visa applications directly and not through “so-called” travel agencies, visa consultants, or other companies offering to provide visa services. Visa applicants should also be wary of scams on social media platforms that claim to guarantee U.S. visas.
Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri i brendshëmz z.Balla
Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin e suksesshëm të finalizuar sot në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese partnere. Në këtë operacion është goditur një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar pesë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.