Autori i atentatit ndaj Selami Brahimit në Shkodër është arrestuar në Berlin, Gjermani. WebLajm zbardh ekskluzivisht intinerarin e krimit që tronditi kryeqendrën e veriut.
Autori i dyshuar 68 vjeçari Sulejman Kapllani ka ardhur në Shqipëri nga Italia në dt.05.02.2024 nga Rinasi.
Pas këtij momenti ai ka marrë makine me qira ne aeroport dhe është nisur ne Shkodër ku ka banesën e tij.
Në dt 08.02.2024 ka pritur për rreth një orë Brahimin të vinte tek lokali i tij ku ndodhi dhe ngjarja. Kapplani rezulton se ka qëlluar nga brenda makinës 8 herë me automatik. Një nga plumbat e ka kapur në hundë të dëmtuarin.
Hetimet e Policisë Kriminale në Shkodër kanë gjetur 1 ditë pas ngjarjes mjetin e braktisur dhe kanë arritur tek identidikimi autorit të dyshuar, kjo falë edhe kamerave të sigurisë në zonë.
Ndërsa intinerari i largimit nga shqipëria të autorit të dyshuar pas krimit është: Shkodër Hani Hotit, Aeroporti i Podgoricës – Berlin ku dhe u arrestua. Ndër shumë pista hetimore blutë e Shkodrës kanë edhe atë të një krimi për shkak të marrëdhënieve familjare pasi Brahimi personi i dëmtuar autorin e dyshuar e ka Xhaxhain e nuses.
Njoftimi Zyrtar i Policisë Shkodër
Zbardhet ngjarja e ndodhur 2 ditë më parë, në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi S. B.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit S. B., të kryer më datë 08.02.2024, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin S. K.
Si rezultat i një hetimi intensiv dhe profesional të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, dhe falë inteligjencës policore, u sigurua informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit.
Në kuadër të një operacioni të përbashkët, të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.
Bashkëpunimi i shërbimeve tona policore me Interpolin është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar
Për zbardhjen e kësaj ngjarje krimimale reagoi edhe Ministri Balla duke vlersuar punën e policisë Shkodër drejtuar nga Edmond Sulaj dhe Interpol Tiranës.
Ndërsa kjo është foto e mjetit të marrë me qira nga autori dhe brakrisur pas ngjarjes kriminale.