WebLajm sjell pamjet e depos së armatimeve të dyshuara si armë të përdorura nga grupet kriminale. Ato janë gjetura në një dyqan në Vlorë, ndërsa aksioni vazhdon. Mes armëve të gjetura ka automatik ak-47 dhe pistoleta.
Mes provave të sekuestruara janë targa mjetesh, granata dhe eksploziv. Armatimi sekuestruar do ti nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale në qytetin bregdetar. Baza e armatimeve ndodhej në lagjen “Hajro Çakerri” në qytetin e Vlorës, policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës një shtetas.