Mbi 1 mijë forca të policisë: rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, nesër në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri edhe RENEA.
Në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente. Para kryeministrisë, kordon me efektivë policie. Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.