Tentoi të korruptojë drejtorin e Autoritetit Rajonal të Kontrollit Ushqimorë shtetasin Elban Zavalani, duke i ofruar atij 70 mijë lekë, arrestohet biznesmeni Namik Koçi.
Aksioni është kryer nga krimi ekonomik i cili ka marrë informacion se biznesmeni ka kërkuar të ofrojë para për të lehtësuar proçedurat dhe rezultatin e analizave nga kampionet e marra baxhon e Koçit.
Njoftimi Policisë Tiranë
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Po kush është baxho e përpunimit të qumështit?
- Emri i Subjektit NETI Sh.p.k
- Forma ligjore SHPK
- Data e themelimit 08/11/2007
- Kohëzgjatja Nga:
- Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri Tirane Synej
- Kapitali
8.1 Numri i përgjithshëm i kuotave - Objekti i aktivitetit Grumbullim i qumeshtit, perpunim, tregtim i produkteve
blegtorale - Administratori/ët Namik Koçi