Mercure Hyn Në Tregun Në Rritje Të Mikpritjes Ne Shqipëri Me Një Hotel Elegant Në Tiranë! Duke festuar ditëlindjen e 50-të, Mercure zgjeron mikpritjen e tij në tregje të reja, duke bërë një debutim madhështor në Shqipëri. Marka e miredashur e Accor, një grup mikpritjeje lider në botë, është i njohur për gershetimin e përsosur të standardeve globale me sharmin vendas përmes përkushtimit ndaj kulturës, historisë dhe traditës. Hoteli i sapondertuar me 4 yje Mercure Tiranado të jetë i dyti i një zinxhiri global në vend, duke sjellë nje cilesi krejtësisht të re në tregun vendas të hotelerise. Elegance e paskajshme, komoditete të stilit të rafinuar dhe shije vendase që permiresojne përvojën e udhëtarëve që vizitojnë kryeqytetin e vendit jane jane disa nga sinonimet qe miqte do te gjejne ne Mercure Tirana.
Shqipëria po bëhet një nga destinacionet në rritje të udhëtimeve pasi gjithnjë e më shumë turistë evropianë janë të interesuar të zbulojnë këtë perlë të fshehur. Në vitin 2023, Shqiperia u vizitua nga mbi 8,3 milionë turistë, duke e renditur ne një nga më të mirët në sektorin e tregut vendas të turizmit. Duke njohur potencialin e tij në rritje, Accor vazhdon të zgjerojë portofolin e tij evropian me prona të reja duke iu bashkuar tregut shqiptar në fillim të vitit 2024. Grupi është i njohur në mbarë botën për portofolin e tij të markave që sherbejne pothuajse çdo segment të tregut, duke përmbushur në mënyrë perfekte nevojat moderne te vizitoreve te hotelit.
Mercure Tirana do të jetë një nga hotelet e para të hapura në festën globale të 50-vjetorit të markës.
Prona e sapondërtuar shtrihet në një nga arteriet kryesore që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me qytetin e saj kryesor bregdetar, Durrësin, zone kjo qe ka pasur nje zhvillim mbreselenes. Me 64 dhoma dhe ambiente të brendshme moderne dhe komode, të frymëzuara nga kultura dhe tradita vendase, hoteli do ti ofroje vizitoreve atmosfere vërtet shqiptare dhe mundesine qe ta kalojne kohen e tyre si vendas. Do të ketë gjithashtu një restorant, bar, pishinë dhe pajisje biznesi ne dispozicion te çdo vizitori. Me qendrën e Tiranës lehtësisht të arritshme dhe aeroportin më të madh të vendit pak larg me makinë, Mercure Tirana është një portëhyrese e përsosur drejt mrekullive natyrore dhe kulturore, moderne dhe të lashta, të Shqipërisë – një destinacion turistik në rritje në rajonin e Mesdheut. Hoteli do të mirëpresë vizitoret e parë në fillim të vitit të ri.
– Jam i emocionuar dhe mezi pres të mirëpres vizitoret në pronën tonë të parë Mercure, duke festuar një pervjetor të veçantë të markës. Është krenaria jonë qe ne kete përvjetor të veçantë ti bashkohemi tregut shqiptar të mikpritjes vitin e ardhshëm, duke mundesuar turistët nga e gjithë Evropa dhe pjesa tjetër e botës te njohin gjeresisht bukurinë e traditës, kulturës dhe historisë vendase të rajonit tonë. Jemi të sigurt që Mercure Tirana do të sjellë cilësi të re në sektorin e mikpritjes në Shqipëri dhe përvoja të jashtëzakonshme për vizitoret tanë – tha Bulent Suzer, Administratori i Pergjithshem i Mercure Tirana.
Hoteli i parashikuar në Tiranë do të jetë debutimi i Mercure në Shqipëri dhe do të shërbejë si një hap i metejshem per zgjerimin e markës në rajonin e Ballkanit ku portofoli i tij përfshin gjithashtu prona në Beograd (Serbi), Prishtinë (Kosovë) dhe Tetovë (Maqedonia e Veriut), dhe shumë të tjera që do të vijnë në të ardhmen e afërt.
Investitori i hotelit të ardhshëm është një kompani shqiptare Tirana Entry Business Center LCC.
Partneriteti me Accor, një lider botëror në industrinë e mikpritjes, është një moment historik për kompaninë tonë. Shqipëria është një perlë e vërtetë turistike, e cila po vleresohet nga turistët ndërkombëtarë. Jemi të entuziazmuar qe t’u ofrojmë të gjithëve që vijnë në Tiranë një përvojë të jashtëzakonshme në hotelin Mercure që do të hapet së shpejti, i cili jam e sigurt se do të fitojë zemrën e të gjithëve – shton Fabiola Luli, Drejtore e Tirana Entry Business Center LCC.
Rreth Mercure
Mercure është një markë e rrallë e shkallës së mesme që nderthur fuqinë e një rrjeti ndërkombëtar me përvojat e mirëfillta dhe vendase të mikpritjes. Angazhimi i palëkundur i markës ndaj cilësisë siguron një standard të qëndrueshëm dhe të besueshëm shërbimi në çdo Mercure në mbarë botën, ndërsa dizajni i çdo hoteli pasqyron karakterin dhe kulturën e veçantë të vendndodhjes së tij. Duke shkuar përtej të zakonshmes për udhëtarët e biznesit dhe të kohës së lirë, anëtarët e ekipit të Mercure njihen për pasionin, entuziazmin dhe ngrohtësinë e tyre, duke ndarë njohuritë e tyre për ambientin vendas, duke ofruar këshilla të dobishme dhe duke argëtuar vizitoret me tregime mbi historinë dhe folklorin vendas. Me më shumë se 810 hotele në mbi 60 vende, Mercure Hotel jane te vendosura në qendrat e qyteteve, buzë detit ose maleve. Mercure është pjesë e Accor, një grup lider në botë i mikpritjes që zoteron mbi 5,500 prona në më shumë se 110 vende, dhe një markë pjesëmarrëse në ALL – Accor Live Limitless – një program besnikërie që ofron akses në një shumëllojshmëri të gjerë shpërblimesh, shërbimesh dhe përvojash.
mercure.com | all.accor.com | group.accor.com
Rreth Accor
Accor është një grup lider në botë ne sektorin e mikpritjes që ofron eksperienca në më shumë se 110 vende me 5500 prona, 10000 pika ushqim&pije, ambiente të mirëqenies ose hapësira pune fleksibël. Grupi ka një nga ekosistemet më të qendrueshme të industrisë së mikpritjes, që përfshin më shumë se 40 marka hotelesh duke filluar nga ato te luksit deri ne nivelin me ekonomik, si dhe Lifestyle me Ennismore. Accor është i përkushtuar qe te veproje pozitivisht për sa i përket etikës dhe integritetit të biznesit, turizmit të përgjegjshëm, zhvillimit të qëndrueshëm, shtrirjes së komunitetit dhe diversitetit dhe gjithepërfshirjes. E themeluar në vitin 1967, Accor SA e ka selinë në Francë dhe eshte publikisht i listuar në Euronext Paris (kodi ISIN: FR0000120404) dhe ne Tregun OTC (Ticker: ACCYY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.group.accor.com ose na ndiqni në Twitter, Facebook, LinkedIn, Instagram dhe TikTok.