Shqipëria ka rënë në “grupin e ferrit” me skuadra të tilla si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Por Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, beson te kuqezinjtë kur thotë se nuk është çudi nëse Kombëtarja Shqiptare e kalon grupin.
“Nëse shkon në finalet e një turneu të madh është normale që të ndeshesh me më të fortët. Por unë besoj se ne kemi një skuadër të mirë, kemi shumë cilësi dhe i kemi mundësitë për të tentuar kalimin e grupit. Në futboll surprizat janë të zakonshme tashmë dhe nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin. Uroj të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, të jenë në formë të mirë dhe të mos kemi dëmtime”, tha Armand Duka për “Sportitalia”.