Ish drejtuesi i Spak dhe prokuror i dosjeve si Gerdeci, Klubi Partizani, z.Arben Kraja është dekoruar nga Presidenti Italian Sergo Mattarrella me dekoratën më të lartë “Kalorës” për Merita ndaj Republikës.
WebLajm mëson se titulli i akorduar z.Kraja është dorëzuar në rezidencën italiane nga ambasadori në prani të kolegëve të Krajës në Spak. Pjesë e ceremonisë ishin Presidenti i Republikes z.Begaj, Drejtuesi i Spak z.Altin Dumani, Ministri Ulsi Manja, Prokurori i Përgjithshëm Inspekori i Lartë i Drejtësisë si dhe Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky është titulli i parë që jepet ndaj një magjistrati në shqipëri akorduar nga Presidenti Italian.