Të gjithë ardhuruesit dhe fansat e Mike Tyson do të kenë mundësinë ta shikojnë sërish në ring ish-kampionin e botës për peshat e rënda në boks.
57-vjeçari do të ngjitet në ring më 20 Korrik në stadiumin AT&T në Teksas që ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.
Tyson do të ndeshet me Jake Paul, një influencer në Youtube që kohët e fundit është shndërruar në boksier.
Ndeshja mes tyre do të transmetohet live në Netflix, hera e parë që kjo platformë transmeton direkt një ngjarje sportive luftarake.
Jake Paul është 30 vjet më i vogël se 57-vjeçari Mike Tyson, e megjithatë kjo ndeshje pritet që të sjellë përfitime të shumta financiare.
Youtube-ri Paul thotë se ka ambicie të mëdha.
“Synimi im është që të bëhem kampion bote. Tani kam shansin të provoj veten kundër kampionit më të madh të peshave të rënda, boksierit më të rrezikshëm të të gjitha kohërave. Kjo do të jetë ndeshja e jetës”, tha ai.
Deri në verë, na mbetet të presim për këtë përballje titanësh.