Negocata politike mes Gazment Bardhit nga PD rithemelimi dhe Bledi Çuçit nga PS me bekimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, rezultojnë më tepër se sa një fakenews. WebLajm është interesuar pranë kuvendit dhe ka mësuar faktin se znj.Nikolla jo vetëm ska negociuar apo të jetë pjesë e një takimi të tillë, por ajo nuk ndodhet fare në shqipëri.
Znj.Nikolla rezulton në një takim pune jashtë shqipërisë e konkretisht në Francë prej të martës. Ajo pritet të kthehet në Tiranë pasditën e sotme. Nga ana tjetër një takim mes Bardhit, Çuçit, Dash Shehit dhe Mesila Dodës thuhet se është mbajtur ditën e hënë, takim i konsideruar informal në të cilën palët skanë gjetë asnjë dakordësi mbi temat e diskutuara.