Pas disa muajsh hetime, një bazë armatimesh u zbulua në fshatin Shkallnur të Durrësit në një godinë të papërfunduar plotësisht.
Dy të rinj, Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pashos 19 vjeç, janë të filmuar nga droni i policisë duke shkuar në këtë godinë për të kontrolluar armët. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, njëri prej tyre vrapon dhe tenton të largohet. Por pengohet dhe arreston nga policia.
Në këtë depo armësh që dyshohet se shërbente për të furnizuar grupet kriminale, u sekuestruan 4 kallashnikovë, me qindra fishekë luftarakë dhe 20 karikatorë.
Kjo është baza e dytë e armëve që zbulohet pas asaj të Vlorës dy ditë më parë.