Shqiptari Rey Manaj është për momentin një nga lojtarët më të mirë në kampionatin turk të futbollit.
Në ndeshjen e kësaj jave Sivasspor-Alaniaspor, shqiptari realizoi një super gol për ekipin e tij Sivasspor, duke barazuar përkohësisht rezultatin pasi skuadra e tij u mund 2 me 1.
Përmes një goditje dënimi, Manaj shkatërroi rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar një gol të mrekullueshëm.
Rey Manaj ka shkuar në kuotën e 15 golave në Turqi dhe golashënuesi më i mirë i ekipit.