.
Gjykata e Posacme do duhet të vendos për kthimin e 17 mijë eurove dhe telefonit Iphone të ish gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini.
Në një operacion pompoz i cili më pas rezultoi një dështim SPAK e hetoi Daminin për korrupsion si pjesë e trupës në apel që i hoqi dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit.
Por përtej dyshimeve hetimet nuk faktuan korrupsionin dhe akuza ndaj Daminit u pushua edhe pse banesa e tij u bastis nga forcat speciale.
Më 26 tetor 2020 akuza ndaj Daminit u pushua por pas dy vitesh ai ndodhet sërish në dyert e gjykatës këtë herë duke kërkuar paratë e tij dhe telefonin e djalit.
Drejtësia që ja sekuestroi e ka patur të pamundur të vendos nëse duhet të ishte GJKKO apo gjykata e tiranës për tia kthyer.
Në këtë pikë ka ndërhyrë gjykata e lartë dhe sipas vendimit të siguruar nga ËebLajm kolegji penal ka vendosur se GJKKO do duhet tia kthejë paratë.