Këtë të dielë, 24 Mars në parkun e Liqenit të Paskuqanit Bashkia Kamëz do të zhvillojë për herë të parë sëbashku me Federatën e atletikës aktivitetin sportiv “Kamza Marathon”
Garat e atletikës do të zhvillohen pranë Liqenit të Paskuqanit. Ky aktivitet do të startojë me garimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Kamzës në garën e 3800 m. Gara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare do zhvillohet në dy grupe :
– Nxënësit e klasave 6 – 7
– Nxënësit e klasave 8 – 9
Aktiviteti do të kulmojë me garën 10000m dhe 3800 m në të cilën do marrin pjesë sportistët elitarë, nxënësit e gjimnazeve dhe vrapues të tjerë amatorë (të rritur, të regjistruar si garues pranë ekipit organizator të eventit).
Ky event i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, Federata Ballkanike e Atletikës dhe Federata Shqiptare e Atletikës do të organizohet nga Bashkia Kamëz, Fortius Athletic Club dhe Federata Shqiptare e Atletikës.
Por cili është qëllimi?
Ky aktivitet, qëllimi i të cilit është promovimi i sportit të atletikës në komunitetin e e këtij qyteti dhe më gjërë. Ndërsa pritet të jetë një kartolinë prezantuese për Parkun e Liqenit të Paskuqanit që prej disa vitesh është kthyer në atraksion qetësie dhe reklasi. Në këtë park ku pedonalja e ndriçuar bashkëjeton me pemët që shtohen thuajse çdo ditë, banorë jo vetëm të Kamzëz por po ashtu edhe Kryeqytetit e përdorin për vrapim dhe kalimin e fundjava në natyrë.
WebLajm mëson se gara sportive do të ndiqet nga personalitete të Sportit në vend, drejtuesit e Bashkisë Kamëz, të Federatës Shqiptare të Atletikës dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Për fituesit do të ketë edhe çmime dhe medalje sipas disiplinave dhe rezultateve.