Mbi pesë mijë mjete identifikimit të falsifikuara mes tyre karta identiteti dhe pasaporta janë sekuestruar nga policia greke në rajonin e Atikas. Mes pasaportave të falsifikuara rezulton dhe qindra pasaporta shqiptare të cilat ishin bërë gati për emigrant të paligjshëm nga lindja e mesme.
Në pranga janë vënë 11 persona mes tyre (3 Palestinez, 3 Lituanez, 2 Iranin, 2 Sirian, 1 Libanez), ndërsa jaën sekuestruar 20 mijë euro cash dhe 10 printera të një cilësie të lartë me lazer. Ky hetim ka nisur në shtator 2023 dhe është finalizuar një ditë më parë edhe me ndërhyrjen e Europol, ndërsa çmimi i pasaportave shkonte deri në 8 mijë euro.