Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 0 me 1 duke mundur Skënderbeun në qytetin juglindor.
Goli u shënua me penallti në minutën 71’nga Balaj pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga ana e Ramos.
Tre minuta para golit ishte vet Ramos që shënoi gol në portën e Vllaznisë, por goli u anulua pas prekjes së topit me dorë, pas rishikimit në VAR.
Korçarët ishin më kërkues për të gjetur rrjetën, por shkodranët u mbyllën mirë në mbrojtje duke mos lënë hapësirë dhe mbrojtur rezultatin.
Në minutën e ’94 Vllaznia mbeti me 10 lojtarët pas daljes me karton të kuq të Krymit.
Megjithatë, sfida u mbyll me rezultatin 0 me 1.