Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Shkodër mbrëmjen e kësaj të marte pasi kanë rënë pre e një sulmi të armatosur.
Të plagosurit janë kunetër me njëri-tjetrin, 30 dhe 28 vjeç, ky i fundit student në Akademinë e Sigurisë së Policisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Grudë të Re rreth orës 19:30.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejt vendngjarjes janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s.
Pranë vendit të ngjarjes, policia gjeti duke u djegur një makinë tip Renault që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij 30 vjeç Gjon Nika.
Ndaj makinës së tyre janë zbrazuar 30 plumba.Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të plagosurve, ndërsa dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika kunati i studentit të akademisë së Policisë. Gjergj Ndërshtiqaj që mbeti i plagosur në atentati në Shkodër është vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 28 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 30 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.