Prokuroria e Posaçme pas afro 3 muaj veprime në heshtje larg syrit të medias dhe opinionit publik ka rindezur motorrët duke vënë përpara përgjegjësisë pesrona të dyshuar për abuzime dhe shkelje ligji.
Prangosja e ish kreut të ARSH z.Berberi rezulton se nuk është dosja e vetme për të cilën SPAK ka konkluduar me përgjegjësi penale zyrtarë të lartë. WebLajm mëson ekskluzivisht se një tender në vlerën e afro 2.2 miliard lekë pritet të çojë në pranga një tjetër personazh të rëndësishëm në fushën e parave dhe punëve publike.
Hetimet e SPAK janë drejt fundit dhe pritet vendimi i gjykatës për miratimin e masës së sigurisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrpsionit. Kontrata e parave publike daton afro 4 vite më parë dhe ajo konsiston në përzgjedhjen e një kompanie fituese edhe pse ishte skualifikuar më pare nga autoriteti kontraktues.
Objekt i kontratës ka qenë “Minikontrata nr. 1 ne zbatim të Marrëveshjes Kuadër me titull: LLoti V: “Mirëmbajtje rutinë me performancë …… ndërsa kompania fituese edhe pse ka dhënë vlerën më të vogël është skualifikuar me argumentin se çmimi që ajo kishte dhënë për të kryer punën ishte i ulët.