Dy policë, një grek dhe një shqiptar, janë arrestuar nga autoritetet greke në Igumenicë për transport të lëndëve narkotike.
Dy policët të moshave 41 vjec, nuk i ndaluan një pike kontrolli. Në radio u dha njoftimi që një automjet zyrtar nuk ndaloi për kontroll.
Menjëherë pasoi ndjekja policore. Në drejtimin e automjetit ishte polici grek.
Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41 vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri, Arben Murto, 41 vjeç nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.
Gjatë ndjekjes me shpejtësi të lartë, makina e tyre humbi kontrollin dhe përplasi 3 mjete të parkuara.
Dy policët, greku dhe shqiptari, u arrestuan në flagrancë për transport të lëndëve narkotike.