Policia e Shkodrës ka bllokuar automjetin veturë Mercedez Benz të Safet Bajrit dhe i ka vënë atij një gjobë. Shkak i bllokimit të mjetit të blinduar ka qenë mungesa e autorizimit për të përdorur blind, autorizim që lëshohet nga drejtori i përgjithshën i policisë së shtetitm.
Shkodër
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.