Asambleja e fundjavës për socialistët të cilët kanë nisur një fushatë anëtarësimesh, ka qenë edhe një bilanc mes drejtuesve të qarqeve.
Në listën me 12 qarqe ajo që bie në sy është shifra më e ulët në qarkun e Kukësit drejtuar nga Pandeli Majko me 767 anëtarësime të reja. Ndoshta kjo shifër e ulët është e lidhur edhe me largimin masi të popullësisë nga ky qark.
Listën e anëtarësimeve e kryeson Tirana me drejtues qarku Erion Veliaj me 6112 anëtarë.
Qarku i dytë është Fieri drejtuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla me 3239 anëtarësime të reja.
Qarku i tretë renditet ai i Shkodrës drejtuar nga Elisa Spiropali me 2969 anëtarë të rinjë.
Pas Shkodrës renditen qarqet Vlorë, Elbasan, Durrës, Korçë. Të tjerat janë nën 2000 anëtarësime.