Pasioni për lojërat e fatit ka bërë që këngëtari i njohur Bruno Mars të jetë në gati 50 milionë Dollarë borxh ndaj një kazinoje në Las Vegas.
Këtë borxh Mars e ka grumbulluar ndër vite që prej 2016-s. Sipas mediave të huaja, borxhi i tij është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së këngëtarit në Mar-a-Lago.
Është bërë e ditur se në vitin 2016, ka nënshkruar një marrëveshje me kazinonë, e cila ka hyrë në vitin e saj të nëntë.
Mars duhej të përfundonte shfaqjet e tij në Las Vegas në Gusht të vitit 2023, por kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024. Dobësinë e tij për lojërat e fatit, këngëtari e ka nisur shumë herët që në moshën 19-vjeçare, përpara se të hynte në botën e muzikës.