Me justifikimin se nuk kanë ku të parkojnë shoferët e papërgjegjshëm bllokojnë rrugëkalimet e këmbësorevë, trotuaret dhe vijat e bardha.
Një tjetër mënyrë e kamufluar e shoferëve është bllokimi i trotuarëve brenda blloqeve të banimit e po ashtu parkimi tek vendet e rezervuara për banorët rezident me pulla parkimi.
Prej të hënës Policia Bashkiake dhe ajo Reugore kanë nisur një aksion masiv, ndërsa në sitën e verifikimeve do të jenë edhe pullat e falsifikuara të parkimit rezident.
Parkimi në këtë formë pengon kalimin e karrocave të fëmijëve, të moshuarit dhe tetraplegjikët të aksesojnë qytetin dhe të lëvizin normalisht.