Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Brazilit, Dani Alves, do të lirohet nga burgu me kusht. Kështu ka vendosur një gjykatë spanjolle, me argumentimin se Dani Alves ka kryer ¼ e dënimit.
Garancia për lirimin e tij me kusht është 1 milion Euro.
Alves u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg vitin e kaluar për akuzën e përdhunimit ndaj një gruaje në një lokale nate në Barcelonë në Dhjetor të vitit 2022.
Me lirimin me kusht, 40-vjeçari do të duhet edhe që të dorëzojë pasaportën braziliane dhe spanjolle në mënyrë që të mos largohet nga Spanja. Gjithashtu, duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë.
Vendimi për lirimin e tij me kusht mund të apelohet.