Prokuroria e Posaçme shton një tjetër akuzë për ish numrin dy të qeverisë shqiptare z.Arben Ahmetaj. Ai ndodhet prej disa muaj në arrati ndërsa përtej aferës së inceneratorëve dhe privatizimit të kompanisë Buka sha, spak i ka shtuar akuzën e korrupsionit në 6 raste, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
WebLajm mëson se akuzat e SPAK ndaj z.Ahmetaj lidhen me fraksionin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit njohur si dosja 277/1.Sëbashku me Ahmetaj akuzat i janë komunikuar edhe Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse. Këto akuza ishin planifikuar të komunikoheshin këtë të enjte ora 14 por me kërkesë të Prokurorisë janë shtyrë për një moment tjetër.