Është shuar pasditen e sotme në moshën 82-vjeçare tekstshkruesi dhe poeti i njohur shqiptar Jorgo Papingji.
I nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Papingji ka qenë një ndër emrat më të njohur sa i përket muzikës me tekstet e tij, të cilat i lëvroi në zhanre të ndryshme muzikore si popullore, të përpunuar apo të lehtë.
Shumë nga krijimet e tij kanë qenë pjesë e “Festivalit të Këngës”, ku 5 këngë kanë qenë fituese të vendit të parë dhe në vitin 2014, këngëtarja Hersi Matmuja përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me krijimin e Papingjit nën titullin “Zemërimi i një nate”.
Papingji ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë viteve të karrierës së tij dhe numëron rreth 4000 këngë të shkruara prej tij.