Ati i shenjtë, Papa Françesku i ka shqetësuar besimtarët katolikë lidhur me shëndetin e tij, pasi në meshën e së dielës u shfaq i lodhur dhe pas një heshtjeje të gjatë nuk mundi të përfundonte lutjen. Ky ishte rasti i parë që një Papë nuk përfundon lutjen e së dielës.
Gjatë meshës në sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur rreth 25 mijë besimtarë. E megjithatë duket se ai e rimori veten pasi u shfaq duke bërë një kalim me makinë mes besimtarëve.
Gjithashtu gjatë ditës së hënë mbajti një fjalim të shkurtër publik duke për anëtarët e komunitetit të krishterë nigerian që jeton në Romë. Sa i përket shëndetit të tij, Papa Françesku 87 vjeç, prej rreth një viti ka probleme me frymëmarrjen.