Në një reagim ekskluziv për WebLajm ambjentalisti Sazan Guri ka reaguar për projektin elitar të turizmit në Sazan prezantuar nga dhëndrri ish Presidentit Trump, z.Jared Kushner. Ky projekt i prezantuar nga z.Kushner është pranuar nga qeveria shqiptare, ndërsa ende gjithçka ndodhet në fazat e para të tij.
Shumë zhurmë për Sazanin dhe Gurin, kë zgjedh z.Sazan Guri?
Sigurisht që më kujton një shprehje të Uilliam Shekspir, shumë zhurmë për asgjë. Në fakt është zhurmë për diçka, ne humbasim edhe Sazanin që është burri i zanës do humbasim dhe gurin si një ishull.
Por a do të fitojmë turizmin?
Turizmin në Sazan ne e humbasim, siç do të humbasim edhe turizmin nga Ksamili, Butrinti, ndoshta deri në Lezhë. Shqiptari do ta ketë ëndërr të shkoj në vëndin e vet që quhet bregdet.
Pra ky kufi dikur perandorak, ottoman që dikur nuk shkelej pra do të mbetet një kufi diktatorial që gjoja sot jemi demokraci.
z.Guri, Jeni pro apo Kundër?
Unë jam kundër, kundër në këtë mënyrë. Por sjam kundër aktiviteteve turistike në Sazan, përkundrazi jam për aktivitete të niveleve edhe leitë edhe të mesme edhe të vogla, që të gjithë ta gëzojnë!
Sazan Guri duke folur për WebLajm.com