Apeli i Posaçëm ka lënë në arrest shtëpie ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili kishte kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat plenare. Ish-Kryeministri do të vijojë të qëndrojë në arrest në shtëpi, pasi po hetohet nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Avokatët e Berishës e konsideruan si shkelje të dytë kushtetuese dhe vendim të pritshëm për ta.
Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.03.2024, ora 09:00,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi” dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.