Lufta ndaj Terrorizmit shpesh është vlersuar nga Ndërkombëtarët por në përditshmëri Policia e Shtetit harron t’i paguajë agjentët për punën e kryer!
WebLajm ka marrë një denoncim ku prej më shumë se 15 muaj agjentët e terrenit, njohur si operacionalja nuk kanë marrë pagesat që u takojnë si dieta dhe pagesa shërbimi.
Hera e fundit që ata janë paguar sipas denoncimit rezulton shërbimi në Bularat kur ata u përballën në terren me ekstremistët e “Agimit të Artë” pas vrasjes së Kaçifas.
Kjo njëdi rezulton ndër strukturat më të vlerësuara edhe nga partnerët por agjentët e anti-terrorit në terren nuk marrin atë që u takon duke rënduar buxhetet familjare. Nuk janë më tepër se 100 agjentë në terren por përtej sekuestrove e konfiskimeve miliona Euro. Policia e Shtetit me ose pa vetëdije lë pa paguar strukturën e cila kujdeset për sigurinë publike dhe shmangien e akteve terroriste.
Ky shqetësim i është përcjellë së fundmi edhe drejtuesit Muhamet Rrumbullaku i cili ende nuk ka kthyer përgjigje për një zgjidhje, ndërsa WebLajm do ta ndjek këtë shqetësim si një nga pikat ku sot policia ka një borxh të pashlyer ndaj punonjësve të saj!
WebLajm pyeti zyrën e shtypit në policinë e shtetit e cila tha se të gjitha strukturat e policisë janë paguar sipas ligjit. Po ashtu zyra e shtypit sqaroi se asnjë dite e ore suplementare sdo mbetet pa paguar deri në fund te vitit.