Autoritetet shqiptare kanë goditur një tjetër rast të trafikut të drogës me postë nga SHBA në Shqipëri.
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi sollën nga SHBA drejt vendit tonë përmes shërbimit postar një sasi prej 3.2 kg kanabis me përqindje të lartë THC. Droga ishte e ndarë në disa pako.
Hetimet zgjatën disa muaj dhe u finalizuan me arrestimin e Jurgest Luzit 24 vjeç dhe Skënder Vatës 27 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Agjentët antidrogë sekuestruan lëndën narkotike dhe një sasi parash, si dhe celularët e të arrestuarve.
Foto: Skënder Vata
Foto: Jurgest Luzi