Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës në Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra Aurelio Dervishi, ka marrë plagë thike dhr nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.