Boksieri shqiptar Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë gjatë duelit të së dielës në Londër me boksierin anglez Chris Kongo.
Ky i fundit u tregua më i saktë me goditje, ndërsa Florian Marku në shumë raste humbi vetëkontrollin. Në përfundim, anglezi Chris Kongo u shpall fitues duke i shkaktuar humbjen e parë Florian Markut pas 15 ndeshjeve si profesionist.
Boksieri shqiptar ka reaguar sot për humbjen e duelit në sallën “O2 Arena” në Londër ku kishte edhe shumë fansa shqiptarë. Ai thotë se nuk ishte nata e tij, teksa premton se do të rikthehet më i fortë se kurrë. Më parë.
“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur, s’më pëlqejnë justifikimet. Dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin dje në stadium dhe të gjithe ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”, ka shkruar Florian Marku në Instagram.
/tvklan.al