Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka raportuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke prezantuar raportin vjetor të vitit 2023.
Në fjalën e tij, Dumani tha se SPAK ka arritur të krijojë besueshmëri tek autoritetet partnere, teksa theksoi se përfaqësues të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut, si dhe kanë vendosur kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine.
Sa i përket hetimeve për korrupsion, këtë vit janë 221 procedime, por rëndësi i është dhënë edhe pastrimit të parave.
“Është vijuar me fuqizimin e laboratorit të ekspertizës, sektori i hetuesve financiarë, duke shtuar edhe burimet njerëzore. Vëmëndje e vecantë i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale.
Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara mbërrin një vlerë në total prej 41 milionë Euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. 221 procedime penale janë për korrupsion. 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Ka një total prej 90% të numrit të përgjimeve. Ka një rritje me 95 % të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja.
Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja. 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish-ministra, ish-Kryeministra, ish-kryebashkiakë apo ish-sekretarë të përgjithshëm”, u shpreh drejtuesi i SPAK.