Rekord turistësh të huaj që vizitojnë Shqipërinë, duke shënuar një shifër prej 1.7 milionë vizitorë në 3 muajt e parë të vitit.
Shifrat janë bërë të ditura nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan se muaji Mars ka një rritje me 91% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
“Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord në shifrat e mikpritjes. 734 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të kaluar, i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje”, shkruan ministrja Kumbaro.
Sezonin e kaluar turistik, Shqipëria pati 10 milionë turistë të huaj.