Mamaja e Monika Kryemadhit është duke u pyetur nga Prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije burime për weblajm. Hetimi për të cilin po pyeten familjarët e znj.Kryemadhi ndiqet nga prokurori Sotir Kllapi, ndërsa pyetja zgjat prej orës 10 të mëngjezit. Pak javë më parë Spak dhe BKH gjatë një kontrolli i sekuestroi në banesë mamasë së znj.Kryemadhi edhe një telefon celular.
Jo zyrtarisht Spak konfirmon se znj.Fatime Kryemadhi ndodhet në Spak, ndërsa nuk dihet nqs është në shoqërin e një avokati apo jo. Përgjatë paradites së sotme në oborrin përpara Spak ka qëndruar për disa orë edhe Elona Guri këshilltarja dhe anëtarja e Partisë së Lirisë.
Deklarimet e znj.Fatime pas daljes nga SPAK
Fatime Kryemadhi: Unë jam mamaja e Monikës, sqarova për pronën. Jam krenare për vajzën që kam. Se mohoj edhe sikur për lehtësi, e di pse është kjo punë, që kur filluan të merren me djegësat ajo këta filluan duke bërë… Një lutje kam për gazetarët… kam shumë respekt mos shkruani se çfarë u thonë njerëzit që blehen apo që bëjnë luftë politike, verifikoni gjërat.
Për çfarë ishit në SPAK?
Fatime Kryemadhi: Unë nuk kam qenë pa shtëpi, në lidhje me pronën time Për çështjen shtëpisë që kam… Unë nuk kam qenë pa punë se këta më kanë nxjerrë me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë
A është sekuestruar celulari juaj?
Fatime Kryemadhi: Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë,. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet. Unë tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë.