Parlamenti votoi dje kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të deputetes së PS Olta Xhaçka.
Me 72 vota kundër të socialistëve dhe 39 vota pro të mazhorancës, Parlamenti refuzoi që raportin për Olta Xhaçkën ta dërgonte në Kushtetuese për të interpretuar nëse ka papajtueshmëri të mandatit të saj.
Opozita kërkon që deputetja e PS ta humbasë mandatin për shkak të konfliktit të interesit me bashkëshortin e saj Artan Gaçi i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria dhe mori leje për ndërtim resorti në Dhërmi. Bëhet fjalë për të njëjtën tokë që tashmë është sekuestruar nga SPAK si e përfituar paligjshmërisht nga tokë shtet në tokë privat, çështje për të cilën është arrestuar edhe ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro.
Në Parlament, vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë të opozitës duke i quajtur shpifje.