Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në gjykatën e posaçme pasditen e sotme. Ndaj tij zhvillohet gjykimi për akuzën e shëprdorimit të detyrës, ndërsa vetë Dako pretendon pafajsi.
Në shoqërinë e Policit të Durrësit ku Dako ka rezidencën ai ka ardhur deri në gjykatë. Aktualisht Dako ndodhet nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa ju refuzua heqia e masës pak ditë më parë.