“Si skam një grusht të fortë ti bie mu në zemër kti Mali që nuk bzan”
Migjeni vs Olta Xhaçka
Gegë e Toskë
Malësor e Fushorë
Shqipëria e Mesme e Jugorë
Dreqi e mori e Ju marrtë që vijoni e vijojmë ende me këto ndasi.
Tani për plazhin?
Olta Xhaçka ska më plazh privat e as bashkëshorti i saj biznesmen. Sëpaku për aq kohë sa do ketë spak e gjkko. Jo se si takon por thjesht është e faktuar që është blerë prona pra plazhi deti e bregdeti me letra false. Kush Si Përse etc etc, hetimi që vijon do e nxjerr. Ndaj Olta flm që e kërkove plazhin për të mos ardhur ata nga Mali me Çadër por tani as ti ske më plazh.
E fundja e nqs do e kishe, me 50-100 apo 200 euro çadra tek Resorti x apo y, mbajeni për vete ju dhjefsha plazhin! Kur më lirë ta jep turku maksimumj 100 euro dita, transport, ushqim, çadër dhe shezlong, e po ashtu aktivitete rekrative.
Po përse moj zonja ish Ministre e Jashtme!!!!! Flitet kështu.
Thoni “opozita ju detyron të bëni avokatin e bizneseve të bashkëshortit” dakord
Po, por lëreni politikēn dhe vijoni çtë mundeni biznes e mbrojtie. E kupton se si është menderosur: merr status investitor strategjik, merr e plazhin në përdorim e thua jo malësor apo qoftë edhe fshehurazi nga Mali një Jugor a Kodrinor të vijë në plazhin tuaj! Po ju jeni pronar të plazhit? Apo mqs ja u dha shteti edhe opa!!!! Po shteti i kujt është?
Në respekt tuajin znj.Xhaçka e një vlersimi që ruaj në distancë. Sa sështë vonë, jeni e lutur të thoni si shumë ish koleg tuaj: Drejtësia të veprojë, statusin e kthejmë se aty ku blemë tokën na gënjyen dhe ndjekim rrugën ligjore. Mandati dhe Plazhi i takon popullit.
Nuk mbulohet dielli me shoh, ndaj një pronë vlen gjithmon më pak se dinjiteti dhe faqa e bardhë.
Zonja Xhaçka zero vlerë ka të komentoni studiove atë që thatë në studio. Ka vlerë ta dëgjoni e ridëgjoni ju atë që thatë.
Po ai nga Mali që me taksa ju paguan Rrogën?
Benefitet?
Votoi?
Besoi?
Beson?
Shpreson?
Çdo i thoni zonja Xhaçka?
Kjo sështë gafë, është mllef dhe subkoshiencë që ju keni. Ndaj, zoti të bëftë më të mirë shpirtërisht nga sot e tutje!