Një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën tragjikisht duke u rrëzuar nga një lartësi prej 12 metra të një pallati në Magenta.
Viktima është një 36-vjecar, i cili punonte prej vitesh në ndërtim. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Puna në kantier kishte nisur prej disa ditësh për të riparuar catinë e pallatit. Por papritur catia u shemb duke bërë që punëtori shqiptar të rrëzohej disa metra poshtë shkallëve.
Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat policore dhe ekipet mjekësore. 36-vjecarit u tentua t’i jepej ndihma e parë por fatkeqësisht ishte vonë për të.
Ndërsa policia italiane nisi hetimet në kantier për shkelje të rregullave në punë.