Nuk përfitoi nga amnistia dhunon avokatin në Lezhë, policia shpall në kërkim shtetasin S.M 36 vjeç.
Ndërkohë Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë ka reaguar duke kërkuar nga Policia ta arrestoje dhe mbrojë jetën e kolegut të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë po punojnë për kapjen e shtetasit S. M. (Sh.), 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat”,
Reagim
Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë nisur nga ngjarja e ndodhur me datën 12 Prill 2024, ku një kriminel ka goditur për shkak të detyrës Avokatin e tij, shpreh mbështetjen maksimale për kolegun. Profesioni ynë vërtet na detyron që të mbrojmë të pafajshmin,por dhe kriminelin për sa i parashikon ligji, e këtë rrisk e kemi marrë përsipër duke pretenduar se organet ligjzbatuese do ta kryejnë detyrën e tyre.
Referuar rastit konkret, kolegu ynë i ka bërë të ditur kriminelit të radhës se nuk përfiton dot nga amnistia sa kohë po i shmanget drejtësisë, por mesa duket kjo e vërtetë nuk i ka shkuar përshtat dhe ka reaguar duke kërcënuar dhe goditur avokatin.
Sa mësipër në emër të Dhomës Vendore të Avokatisë, i bëjmë thirrje Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe ҫdo institucioni që ka një rol në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, të marrin masat e menjëhershme për të parandaluar dhe neutralizuar kriminelin që ndodhet në arrati. Duke qënë i lirë ky kriminel rrezikon jetën dhe pronën e ҫdo qytetari të ndershëm në këtë vend.
Ky rast duhet të shërbejë si këmbanë alarmi jo vetëm për punonjësit e sistemit të drejtësisë por për ҫdo qytetar të ndershëm të këtij vëndi i cili punon e jeton me ndershmëri, duke paguar rregullisht të gjitha detyrimet ndaj shtetin por që mbrapsht kërkon minimalisht siguri për jetën dhe familjenë.